Një studim i ri i publikuar në revistën “New England Journal of Medicine“, vlerësoi incidencën e infeksioneve simptomatike në mesin e punonjësve shëndetësorë të Kalifornisë në SHBA, të vaksinuar plotësisht me vaksina mRNA, duke theksuar sesi, në periudhën pas përfundimit të vaksinimit dhe për katër muajt e ardhshëm (mars-qershor), efikasiteti kundër sëmundjeve simptomatike mbeti midis 94% dhe 96% dhe pastaj ra në 65.5% në korrik.
Kulmi, zbritja dhe ngjitja e re
Autorët përshkrojnë atë që ndodhi në spitalin e Universitetit të Kalifornisë, San Diego, kur në dhjetor 2020, pati një rritje dramatike të infeksioneve Sars-CoV-2 midis punonjësve të kujdesit shëndetësor.
Vaksinimi me përgatitjet e ARNi-së, filloi në mes të dhjetorit 2020; në mars, 76% e fuqisë punëtore ishte plotësisht e vaksinuar dhe në korrik, përqindja u rrit në 83%. Në fillim të shkurtit, infeksionet ranë në mënyrë dramatike. Midis marsit dhe qershorit, më pak se 30 punonjës të kujdesit shëndetësor rezultuan pozitiv çdo muaj.

Sidoqoftë, në lidhje me përfundimin e detyrimit për të mbajtur maska në Kaliforni (15 qershor) dhe përhapjen e shpejtë të variantit Delta, i cili në korrik përbënte gjysmën e infeksioneve në mesin e stafit të spitalit, infeksionet janë rritur me shpejtësi edhe në mesin e atyre që kishin përfunduar ciklin plotë të vaksinimit.
Nga 1 marsi, deri më 31 korrik, gjithsej 227 punonjës të shëndetit spitalor rezultuan pozitivë për Sars-CoV-2; 130 nga 227 punonjës (57.3%) u vaksinuan plotësisht. Simptomat u shfaqën në 109 nga 130 punonjësit plotësisht të vaksinuar (83.8%) dhe në 80 nga 90 punonjësit e pavaksinuar (88.99%).
Asnjë vdekje nuk u raportua në asnjë grup dhe një person i pavaksinuar u shtrua në spital me simptoma të lidhura me Sars-CoV-2.
Efektiviteti i vaksinës: i ndryshëm në Britani
Efektiviteti i vaksinës kundër sëmundjeve simptomatike, u llogarit për çdo muaj nga marsi në korrik dhe – siç është shkruar – tejkaloi 90% nga marsi në qershor, por ra në 65.5% në korrik.
Nëse në mars, shkalla e infeksionit në mesin e të vaksinuarve ishte 0.21 për 1.000 tek të vaksinuarit (kundrejt 3.4 të të pavaksinuarve), në korrik shkoi në 5.7 (kundrejt 16.4 të të pavaksinuarve).
Autorët theksojnë se në Britaninë e Madhe, ku intervali midis dozave të para dhe të dyta u zgjat në 12 javë, efikasiteti mbeti në 88% kundër sëmundjeve simptomatike të lidhura me variantin Delta.
“Siç shihet, në popullatat e tjera që morën vaksinën mRNA në intervale standarde të autorizuara të emergjencës (12 ditë për Pfizer dhe 28 për Moderna), të dhënat tona sugjerojnë gjithashtu se efikasiteti i vaksinës kundër sëmundjeve të lehta simptomatike që nuk kërkon shtrim në spital, është dukshëm më i ulët në krahasim në variantin Delta dhe mund të ulet me kalimin e kohës pas vaksinimit”, – shkruajnë autorët.

Arsyet e riinfektimeve
Ekzistojnë tre arsye kryesore pse, sipas shkencëtarëve, ka pasur një rënie të efektivitetit të vaksinave:
-Në Kaliforni, si në pjesë të tjera të botës, midis qershorit dhe korrikut varianti Delta u bë mbizotërues dhe, në krahasim me variantin Alfa (ose lloji original i virusit), vaksinat duket se kanë më pak efikasitet kundër infeksionit (simptomatik dhe ndryshe).
-Muaj (të paktën gjashtë) pas përfundimit të ciklit të vaksinimit, imuniteti duket se bie, siç kanë treguar disa studime.
-Heqja e masave kufizuese, përkoi me rritjen e rasteve në mesin e personelit të vaksinuar.
Vaksina efektive kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes
Vlen të theksohet se qëllimi kryesor i vaksinave, nuk është të zvogëlojë infeksionet simptomatike, por të mbrojë kundër sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjeve dhe ato janë testuar për këtë qëllim. Deri më tani, të gjitha vaksinat e përdorura në Evropë, kanë rezultuar shumë efektive në arritjen e këtij qëllimi.
Një studim i fundit i printuar paraprakisht nga Katari, i bashkohet të tjerëve në këtë kuptim, sepse, ndërsa tregoi një rënie prej 50% të mbrojtjes për vaksinën Pfizer gjashtë muaj pas imunizimit, njëkohësisht vërejti një ruajtje të efikasitetit kundër shtrimit në spital.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje