Dita e parë e shkollës është një nga ditët më të shtrenjta për prindërit. Pajisja me libra ofrohet falas, shumica e tyre me libra të përdorur, për të gjitha klasat e shkollave 9-vjeçare. Mirëpo pjesë e ditës së parë te shkollës janë edhe sendet e tjera mësimore për fëmijët. Por sa shkon kostoja mesatare për një fëmijë.
Gazetari i A2 CNN, Armend Pire, ka qenë së bashku me Dean Elezin, nxënës i klasës së pestë, për të blerë disa mjete shkollore. Deani kishte nevojë për çantë, fletore, vizore, stilolapsa, ngjyra, gërshërë, portofol dhe mbështjellëse për librat e fletoret.
Të gjitha këto mjete kushtuan 8 mijë e 500 lekë të reja, një çmim mesatar edhe sipas shitësve në kancelari. Minimalisht prindërit shpenzojnë nga 3 mijë lekë për sendet shkollore e deri maksimumi në 120 mijë lekë.
Kësaj pagesë për ditën e parë të shkollës i shtohen edhe blerja e librave të rinj, nëse librat e marrë falas janë të vjetër, te keqpërdorur apo jashtë funksionit normal për mësimnxënie. (A2CNN)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.