Shendet

Sa kohë sigurojnë imunitetin vaksinat Covid-19?

Sa zgjat mbrojtja nga vaksinat Covid? Eshtë një pyetje që po bëhet më e rëndësishme pasi ka një sërë njerëzish që po vaksinohen tashmë dhe kanë të drejtë të informohen. Përgjigja e shkurtër është se e ne nuk e dimë ende plotësisht, por gjatë gjithë kohës ka të dhëna. Çfarë duhet të dimë deri tani që kemi shumë të dhëna?
Për sa kohë jemi të mbrojtur nga vaksina e Covid-19? A zvogëlohen antitrupat me kalimin e kohës?
Të dhënat e fundit nga Pfizer, prodhuesi i njërës prej tre vaksinave tregojnë se mbrojtja zgjat të paktën gjashtë muaj, por rezultatet kanë treguar rënie minimale të antitrupave me kalimin e kohës. Ndërsa për sa i përket vaksinës Moderna të dhënat në një studim i fundit nga revista “New England Journal of Medicine”niveli i antitrupave më shumë se gjashtë muaj.
“Ka të dhëna të gabuara që vaksinat ofrojnë vetëm gjashtë muaj mbrojtje, por kjo nuk është përfundimtare,” thotë Scott Hensley, një profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Pensilvanisë.
Si funksionon mbrojtja e siguruar nga këto vaksina?
“Vaksinat ka të ngjarë të sigurojnë të paktën një shkallë të mbrojtjes për një kohë të gjatë sepse ka shumë shtresa të imunitetit”, thotë Deepta Bhattacharya, një profesor i imunobiologjisë në Universitetin e Arizonës në Tucson.
Doza e parë e vaksinave Pfizer dhe Moderna sigurojnë një mbrojtje në nivel të ulët, më pas doza e dytë nxit qelizat T, pra qelizat kujtesë për Covid-19.
A do të zgjasë mbrojtja e siguruar nga vaksina Johnson & Johnson për aq kohë sa Pfizer dhe Moderna? Po vaksinat e tjera?
Johnson & Johnson përdor një platformë tjetër për vaksinën e saj dhe nuk ka shumë të dhëna deri më tani. Niveli i antitrupave tek njerëzit që marrin vaksinën Johnson & Johnson duket se vazhdon të rritet midis dy javësh dhe 70 ditësh pas vaksinimit. Pra, edhe pse efikasiteti i raportuar i J & J është më i ulët se i Pfizer dhe Moderna, Bhattacharya thotë se mund të jetë i ngjashëm me dy vaksinat e tjera në një kohë të mëvonshme dhe e jep efektin më me ngadalë. Ndërsa për vaksinat e tjera si Astra Zeneca, Coronavax dhe Sputnik V nuk ka ende të dhëna.


A mund të sigurojnë vaksinat imunitet gjatë gjithë jetës?
Është e mundur që një nivel i mbrojtjes mund të zgjasë me vite apo edhe dekada, thonë disa shkencëtarë, por kjo nuk dihet ende përfundimisht.
Një studim gjatë vitit të shkuar nga revista shkencore “Natyre” tregoi që pacientët e prekur nga Covid-19 kishin imunitet për një kohë shumë të gjatë, mendohej deri në 17 vjet. Pra qeliza T e tyre ishte shumë e zhvilluar. Monica Gandhi, një mjek i sëmundjeve infektive dhe profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko vëren se edhe nëse nivelet e antitrupave zbehen, ka prova nga një parathënie e re që qelizat e kujtesës gjenerohen nga vaksina Pfizer shtatë javë pas vaksinimit.
A do të ndikojnë variantet në faktin sa zgjat mbrojtja nga vaksinat?
Deri më tani, vaksinat duket se ofrojnë mbrojtje të mirë ndaj shumicës së varianteve të njohura. Por ndërsa virusi vazhdon të shndërrohet, mund të shfaqen variante më problematike që janë më të afta të heqin mbrojtjen e shkaktuar nga vaksinat.
“Variantet kanë qenë edhe më parë, por thjesht nuk janë sekuencuar dhe zbuluar. Nëse ato ekzistojnë tashmë, do të ketë presion selektiv që këto variante të rriten në prevalencë ndërsa i afrohemi imunitetit të tufës, thotë Bhattacharya.
Vaksinat e ARN-së nxjerrin nivele të antitrupave që janë zakonisht më të larta se një infeksion natyror. Edhe nëse një variant parandalon që disa antitrupa të lidhen me virusin, vaksinat krijojnë kaq shumë antitrupa saqë ata ende duhet të ofrojnë një mbrojtje, pavarësisht se nuk është e përcaktuar se për sa kohë.
Çfarë ndodh nëse një variant e bën një vaksinë më pak efektive?
“Sistemi imunitar nuk është gjithçka ose asgjë”, vëren Ann Sheehy, një tjetër imunologe.
Ajo shpjegon se nëse dikush preket nga Covid-19 pavarësisht se është vaksinuar, sëmundja ka të ngjarë të jetë më pak e rëndë.
“Sistemi imunitar është shumë i zgjuar. Herën e dytë që sheh diçka reagon më shpejtë dhe më mirë”, thotë Sheehy.
Sipas ekspertëve një ndryshim i madh midis koronavirusit që shkakton Covid-19 dhe koronavirusëve të tjerë sezonalë si ai që shkakton ftohjen e zakonshme është se virusi Covid-19 mund të replikohet kudo në trup. Koronavirusët sezonalë zakonisht replikohen vetëm në traktin respirator, kështu është e paqartë nëse Covid-19 do të jetë si koronaviruset e tjera të zakonshme që shkaktojnë vetëm sëmundje të lehtë.
Burimi:The Wall Street Journal/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë