Gazeta Si – Me dhurimin prej 200 mijë eurosh për të burgosurit e burgut të Romës, të Regina Coeli, Papa Françesku ka kujtuar edhe një herë sesi papati i tij është shënuar nga maturia.
Paratë u morën nga llogaria e tij personale, por gjesti i fundit i tij ngriti një pyetje: Sa fiton vërtet Papa? Dhe sa fitojnë kardinalët?
Që nga viti 2013, Papa Françesku kishte hequr dorë nga çdo kompensim personal, duke praktikuar në praktikë varfërinë dhe thjeshtësinë që kishte përqafuar duke zgjedhur emrin e Poverello-s së Asizit.
Sipas disa burimeve, atij i takonte një pagë simbolike (e barabartë me atë që merrte Benedikti XVI) rreth 2.500 euro në muaj, por nuk e mori kurrë.
Të gjitha shpenzimet e tij (ushqimi, akomodimi, transporti, kujdesi shëndetësor, siguria), mbuloheshin tërësisht nga Selia e Shenjtë.
Françesku më pas zgjodhi të jetonte në hotelin pranë Vatikanit, Domus Sanctae Marthae, në vend të banesës papale, si një zgjedhje tjetër përulësie.
Përveç pagës dhe apartamentit, çdo At i Shenjtë teorikisht ka akses në Peter’s Pence, një fond i Vatikanit i mbështetur nga donacionet e besimtarëve dhe që synon të financojë nismat bamirëse dhe misionare të Kishës Katolike. Deri në vitin 2021, kardinalët e Kurisë Romane, merrnin një pagë mujore nga 4.000 deri në 5.500 euro.
Por me dekretin e shkurtimeve të marsit të vitit 2021, i kërkuar nga Papa Françesku në përgjigje të krizës ekonomike pandemike, u aplikua një shkurtim prej 10%, më pas u pasua nga reduktime të mëtejshme të shtesave. Sot, paga mesatare është rreth 5 mijë euro në muaj për një kardinal.
Sa i takopn pjesës tjetër të klerit, Peshkopët marrin rreth 3,000 euro në muaj, ndërsa priftërinjtë kanë një pagë mesatare prej rreth 1,200 euro.
Së fundi, fretërit dhe murgeshat nuk marrin të ardhura reale, përveç nëse mbajnë role me përgjegjësi specifike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.