Editorial

Sa e vështirë të prodhosh vetë energjinë me panele diellore në pallatet shqiptare!

Kryeministri Edi Rama tregoi se qeveria e tij po përgatit një plan që të nxisë familjet që jetojnë në pallate, të prodhojnë vetë energjinë përmes paneleve diellore.

Por plani, që në nisje ka disa vështirësi të momentit.

Ekspertë të fushës së energjisë thonë për Gazetasi.al se një klient familjar mund të instalojë një kapacitet total deri në 500 kwh për vetëprodhimin e energjisë elektrike nga dielli.

Ka edhe një udhëzim të përgatitur nga Ministria e Energjitikës që thotë se njësia vetëprodhuese, e cila e shndërron energjinë diellore në energji elektrike, duhet të vendoset në objektin e konsumatorit.

Por për momentin kjo zgjidhje mund të jetë e bëshme vetëm për ata që jetojnë në banesa private dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas ekspertëve, energjia diellore shërben vetëm për produktet hidrosanitare dhe jo për prodhim energjie për ngrohje, pajisje elektroshtëpiake apo ndriçim. Të dhënat zyrtare tregojnë se 65% e energjisë që prodhohet në rrjetin energjetik shkon për konsum familjar. Në një familje 40 përqind të energjisë e zë konsumi për ngrohje, gatim, pajisje elektroshtëpiake dhe vetëm 25% shkon për pajisjet hidrosanitare, dush, bolier.

Plani ende në gjenezë i shpallur nga kryeministri nuk tregon se panelet për familjarët do të jenë të aftë të prodhojnë gjithë energjinë që i duhet një familje apo vetëm për shërbime sanitare. Se në mos qoftë kështu,atëherë ka një ligj dhe ende nuk është e qartë se pse duhet një plan.

Nga ana tjetër ,“Jo të gjithë abonentët familjarë kanë mundësi ta instalojnë pajisjen pasi ka disa kritere”, thonë ekspertët.

Abonentët në pallate deri më tani e kanë patur të pamundur pasi bashkitë nuk u japin leje sepse vendosja e tyre në tarraca konsiderohet problem për sigurinë e ndërtesës.

Ekspertët thonë se edhe për familjet që grupohen së bashku për të investuar në impiantet fotovoltaike që prodhojnë energji diellore, kushtet janë që duhet të sigurojnë sipërfaqe të mëdha dhe të krijojnë kushtet për ta injektuar në rrjet.

Sipas tyre, në kushtet e një rrjeti të ngarkuar, jo të gjithë aplikantët lejohen të kryejnë këtë investim.

Ekspertët thonë se edhe për familjet që grupohen së bashku për të investuar në impiantet fotovoltaike që prodhojnë energji diellore, kushtet janë që duhet të sigurojnë sipërfaqe të mëdha dhe të krijojnë kushtet për ta injektuar në rrjet.

Sipas tyre, në kushtet e një rrjeti të ngarkuar, jo të gjithë aplikantët lejohen të kryejnë këtë investim.

Aktualisht, referuar udhëzimit, injektimi në rrjet do të lejohet për kategorinë e konsumatorëve shoqëri e vogël ose e mesme apo klientë familjarë që kanë kapacitet deri në 500 kWp për vetëprodhimin e energjisë elektrike, të cilët mund të prodhojnë një pjesë ose të gjithë energjinë elektrike që konsumojnë nga impianti fotovoltaik diellor.

Por nga ana e saj, OSHEE-ja mund të refuzojë aplikimin në rastet kur standardet e planifikuara të sistemit të shpërndarjes në Kodin e Shpërndarjes, nuk u sigurojnë aplikuesve, frekuencën në kufirin normal të operimit, luhatjet e lejuara të tensionit dhe parametrat teknikë të tjerë sipas legjislacionit në fuqi, në pikën ku kërkohet të bëhet injektimi.

Çdo subjekt ka të drejtë riaplikimi pas plotësimit të mangësive dokumentare, përmirësimit të cilësisë së rrjetit apo marrjes së masave të optimizimit të rrjetit nga vetë klienti me koston e tij.

Vetëprodhuesi duhet që të instalojë sistemin brenda 6 muajve nga data e miratimit të aplikimit dhe të bëjë njoftimin pranë OSHEE-së për përfundimin e këtij instalimi.

OSHEE-ja mund të shkëpusë impiantin për vetëkonsum, në rast kur vërteton se klientët kanë projektuar një impiant i cili në harkun e një viti tejkalon konsumin e energjisë të klientit ose kur vërtetohet se impianti është instaluar dhe/ose funksionon ndryshe nga projekti i miratuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë