Komunitet

Sa e vështirë të bëhesh gjerman

Tre dekada nga rënia e Murit të Berlinit, gjermanët mbeten thellësisht të ndarë në lidhje me pyetjen se çfarë do të thotë të jesh gjerman. Edhe pse Gjermania po bën të pamundurën për të thithur fuqinë punëtore nga Ballkani dhe pjesët e tjera të Europës, anëtarët e partive së ekstremit të djathtë e kanë bere pothuajse të pamundur integrimin e plotë të emigrantëve në jetën gjermane. Për ta është si e bardha mbi të zeze: Nëse nuk ke gjak gjerman nuk je i tillë!

Edhe pse numri i të rinjve shqiptarë që synojnë të emigrojnë drejt Gjermanisë po rritet dita ditës, punëtorët gjermanë konsiderohen sipas studimeve të fundit si më të pakënaqurit në Europë. Një sondazh zbuloi se punonjësit në Gjermani janë tejet të palumtur me kushtet dhe kërkesat e punës. Madje pavarësisht trazirave politike dhe krizës ekonomike, punonjësit në Itali janë më të kënaqur se ata në Gjermani. Emigrantët ishin në mesin e grupeve më të pakënaqura, pasi sipas sondazhit e kishin shumë të vështirë të integroheshin me jetën dhe tregun gjerman të punës

Numri i shqiptarëve që duan të shkojnë në Gjermani rritet dita-ditës, por a është e lehtë të integrohsh në jetën gjermane? Eraldo, një 21 vjecar shqiptar flet për Gazetën Si, për integrimin në jetën gjermane, duke e cilësuar si tejet të vështirë. Por as qytetarë të tjerë, nga Afganistani, SHBA-ja apo Republika Domenikane nuk e kanë patur të lehtë. Gazeta Si ka sjellë disa nga rrëfimet që ata kanë dhënë për "New York Times".

Eraldo Meta, Speyer: Nuk kam asnjë mik gjerman!

Unë jetoj prej tre vitesh në Speyer të Gjermanisë. Kam kërkuar disa muaj rresht për një vend pune, pasi fillimisht isha pa letra. Erdha këtu si azilkërkues. Tani punoj në një fabrikë për prodhimin e pjesëve të makinave. Unë dhe dy djem të tjerë shqiptarë mbulojmë kryesisht turnin e natës dhe nuk kam shumë mundësi të dal mbrëmjeve.

Këtu nuk kam asnjë mik gjerman, por komuniteti shqiptar në Gjermani është i madh dhe shumë mikpritës. Në i drejtohemi gjithnjë njëri-tjetrit kur kemi nëvojë për ndihmë me paratë, të ndërrojmë punë apo shtëpi. Unë jetoj më një djalë shqiptar, i cili është nga Lushnja ashtu si edhe unë.

Erald Meta, ne Speyer, Gjermani. Gazeta Si, 2019

Integrimi në shoqërinë gjermane, do thosha që është i vështirë. Tani është bërë më e lehtë për shqiptarët të gjejnë punë por është e vështirë që ata (gjermanët) të na shohin jo si emigrantë, si pjesë të komunitetit.

Annegret Oehme: Nuk dua të kthehem në Gjermani

Jam rritur në një qytet të Saksonisë jo larg Chemnitz. Unë punoj dhe jetoj në Shtetet e Bashkuara tani dhe jam martuar me një hispanike. Por as unë dhe as partneri im, nuk kemi të ardhme në Saksoni.

Udhëtimet në shtëpi përkeqësohen çdo herë. Në mars të vitit 2018, ne u sulmuan në një tren dhe askush nuk ndërhyri. Burri im është një tifoz i flaktë i futbollit dhe pëlqen të shkojë në stadium. Por duke qënë se në Saksoni shumica e tifozëve janë mbështetës të eskremit të djathtë, ne i kemi shmangur stadiumet.

Dëshira për të mos u kthyer në Gjermani është rritur tani që jemi bërë me fëmijë. Nuk do të dëshiroja të rrezikoja që fëmija im të ekspozohej ndaj këtij racizmi.

Annegret Oehme dhe burri i saj, Jesús Hidalgo Campos.

Esther Görnemann, Düsseldorf: Sulmet raciste nuk ndalen

Burri im ka origjinë afgane dhe është përballur me racizmin aq shpesh sa që është bërë normale për të. Ai ndiqet nga rojet e sigursë në supermarket, e ka të pamundur të blejë një apartament për shkak të emrit të tij dhe nuk pranohet në klubet e natës për shkak të flokëve të tij të zeza. E shoh që po ndodh gjithnjë e më shumë, jo vetëm në qytezat e vogla, por edhe në qytetet e mëdha.

Kur punoja në një bar dhe erdhi një neo-nazist dhe filloi të më fyente me sulmev raciste. E nota jashtë. Ai u zemërua dhe, ndërsa po largohej, bërtiti: "Ne do të marshojmë përsëri shpejt! Jemi të organizuar mirë! Do ta shihni! ”Ishte viti 2009. Dhe tani, ndje sikur ai kishte të drejtë.

Esther Görnemann me burrin e saj, Sekanderin dhe djalin e tyre, Noeun, në Vjenë.

Cleo Godsey, Mynih: Jam amerikane por nuk jam mirëpritur në jetën gjermane

Si një profesoreshë amerikane që jeton në Mynih, unë jetoj si një "mërgimtare" i privilegjuar. Dhe jam pajtuar me faktin se do të jem përgjithmonë një e huaj në shtëpinë time të birësuar, madje edhe me një djalë dhe burrë gjerman.

Arsyeja është e thjeshtë: Unë nuk e ndaj gjuhën, historinë dhe dijet e thella kulturor me gjermanët. Gjithcka filloi kur u martova me një gjerman dhe u transferova në Gjermani. Tani qëllimi im është të integrohem plotësisht në kulturën gjermane (dhe të kuptoj shakatë e tyre).

Më ndihmon fakti që unë dua të jetoj këtu dhe jam krenar që djali im është rritur. Gjermania ka korrur sukses aty ku Amerika po gabon: kujdes i përballueshëm shëndetësor, shkolla të shkëlqyera publike, universitet falas, transport i shkëlqyer publik, një kulturë eko-miqësore dhe gjashtë javë pushime, si dhe leje prindërore. Por edhe pse ndihem si në shtëpi, unë e kam të qartë se nuk do të jem kurrë gjermane.

Cleo Godsey me burrin e saj, Hubertus Breuer dhe djalin e tyre, Caspar Breuer, në shtëpinë e tyre në Mynih.

Hans Adam, Bremen: Babai im i u vra gati nga fashistët

Unë kam lindur në Republikën Dominikane nga një nënë gjermane dhe një baba dominikan dhe kam shtetësi të dyfishtë. Për mua të jesh gjerman do të thotë të jesh afro-gjerman, gjerman i zi.

Identiteti gjerman është kompleks. Është një konstruksion që diskutohet shumë, por bëhet gjithnjë e më pak i qartë kur përpiqesh të gjesh rrënjë, kulturë dhe tradita të përbashkëta. Sa më shumë që të hulumtoni, aq më e qartë bëhet: të jesh gjerman ka të bëjë me ngjyrën e lëkurës, pasi është supozimi racist i një përvoje dhe epërsie të përbashkët.

Në vitin 1990 babai im me ngjyrë gati u vra gati nga fashistët. N ë vitet 2000, ku ndiqja studimet , jam përndkjekur nga racizmi vetëvrasës për shkak të sistemit shkollor gjerman. Sot, ne po mbijetojmë ndërsa e majta në Shtetet e Bashkuara mendon se Gjermania është një parajsë për emigrantët.

SchwarzRund dhe babai i saj, Miguel Perez, në Bremen, Gjermani


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë