Jete & Stil

Sa e dobishme është kënaqësia momentale?

Jeta është e bukur, por të gjithë e mendojnë në mënyrat e tyre. Tani jemi nën kërcënimin e një pandemie, pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë buxhet mjaftueshëm për të kaluar muajin, nuk ka stadiume të mbushura me tifoze, duhet të mbajmë maskë kudo që shkojmë dhe një sërë rregullash kanë ndryshuar në total jetën tonë.

Por ka një lajm të mirë. Nëse jeni duke kërkuar lumturinë, ekspertët sociale thonë se lumturia mund të jetë në gjëra shumë pak të vogla. Për shembull, mund të shtriheni në divan dhe të  hani patate të skuqura dhe të shihni televizor. Edhe shkenca thotë se është mirë, edhe pse konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme është një zakon i keq.

Në fillim të kësaj vere, studiuesit nga Universiteti i Zyrihut dhe Universiteti Radbound në Holandë, treguan të dhëna se kënaqësitë momentale japin po të njëjtën kënaqësi sa ato që zgjasin në kohë.

“Është koha që t’i rimendojmë gjërat”, tha Katherina Bernec, një studiuese në psikologjinë motivuese.

Ajo tregoi se vetë kontrrolli është i rëndësishëm por hulumtimet kërkojnë edhe më shumë të dhëna.

“Mund të më quani të cmendur por kënaqësitë momentale dhe vetëkontrolli mund të ndryshojnë jetën”, shtoi Bernec.

Për shekuj me radhë, na është thënë të bëjmë jetë ku të arrijmë qëllimet tona pa pushim dhe të jemi të të dobishëm në gjithçka që bëjmë, por ndonjherë lumturia është edhe të flesh. Shpehs herë njerzit lexojnë lira të shumtë dhe padyshim që kjo sjell kënaqësi, apo bisedojnë me orë të gjata.  Studimi i funfit tregon se të bën të lumtur çdo gjë që  të sjell kënaqësi.

“Ne duhet të fillojmë të vlerësojmë kënaqësitë momentale si një pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme, sepse ato kontribuojnë në mirëqenien tonë,” shtoi Bernecker.

Sipas ekspertes, ky studim nuk stimulon përtacinë, por sipas ekspertëve çdo kush ka nevojë të qëndrojnë  në qetësi të plotë.

“Sigurisht që nuk ekziston një pikë ku mund të ndjeni kënaqësi dhe të përfundoi edhe punët tuaja, por sfida është të gjesh ekuilibrin mes kënaqësisë dhe gjërave që do të shërbejnë për një plan afatgjatë,” shtoi ekspertja.

Kjo është një qasje në dukje e thjeshtë, kur  në të vërtetë të gjithë ndihemi në faj për monotoninë që po kalojmë dhe për këto kohë shumë të vështra. Ekspertja shpjegon se edhe në studim shkruhet se njerëzit duhet të përpiqen të falin veten dhe të njohin kenaqësinë momentale dhe e shiojnë jetën në të gjtiha mënyrat që i ofrohet.

 Burimi:The Wall Street Journal. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë