Tre shtetas janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, pasi në pikën e kolaudimit në Laç kalonin mjete jashtë standardeve teknike kundrejt ryshfetit.
Operacioni i koduar “Kolaudimi” ka çuar drejt arrestimit 22-vjeçarin Santiljano Keci dhe 50-vjeçarin Ndue Keci, at e bir sekserë nga Mamurrasi dhe 49-vjeçarin I. D. nga Lezha. Ndaj tyre ka pasur edhe një masë sigurie “arrest me burg” dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Kurbinit gjatë së martës.
Ndërkohë, 47-vjeçari D. A. nga Laçi dhe 33-vjeçari Gj. A. nga Lezha, ndaj të cilëve ka gjithashtu masa sigurie “arrest me burg”, janë shpallur në kërkim respektivisht për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe “shpërdorim detyre”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet jashtë standardeve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



