Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka vënë hetim disa zyrtarë të policisë si të dyshuar të përfshirë në skemën e dhënies së pasaportave kundrejt ryshfetit.
Sipas burimeve paraprake nga organi i akuzës, shtetësia me natyralizim e shtetasve të Kosovës, dyshohej se bëhej kundrejt pagesës.
Ligjërisht, pajisja me pasaporta është falas për këtë kategori, por dyshohet se këtyre personave u merrej nga 50 deri ne 200 euro ryshfet.
Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, është dokumentuar me prova, pamje filmike dhe përgjime se si merreshin paratë. Mes te dyshuarve ka edhe zyrtarë në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, si dhe punonjës policie.
Përveç masës së “arrestit në burg”, për ta pritet të kërkohet pezullimi nga detyra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




