Policia e Durrësit ka arrestuar dy inspektorë të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Në pranga kanë rënë shtetasit Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Artan Kroj 37 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.
Burime zyrtare nga policia thanë se në ngarkim të tre inspektorëve Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për nenet 259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.
Inspektorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast. Hetimi për inspektorët kishte nisur tre muaj me parë, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




