Nga Gazeta ‘Si’- Pasi dënoi sulmin e Rusisë kundrejt Ukrainës në ditën e Krishtlindjes, presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar ekipit të tij të mbrojtjes që të vazhdojë dërgesat me armë në Ukrainë.
Rusia lëshoi dhjetëra raketa dhe dronë kundrejt sistemit energjetik të Ukrainës ditën e djeshme.
Sulmet ruse u cilësuan nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky si “çnjerëzore”.
Ndërkohë që presidenti amerikan tha se qëllimi i sulmi rus ishte që Rusia të ndërpriste aksesin e popullit ukrainas në ngrohje dhe energji elektrike gjatë dimrit
“Qëllimi i këtij sulmi të egër ishte të ndërpresë aksesin e popullit ukrainas në ngrohje dhe energji elektrike gjatë dimrit dhe të rrezikojë sigurinë e rrjetit të tij”, tha Biden.
Uashingtoni ka dhënë 175 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën gjatë luftës, por e ardhmja e financimit të SHBA është në pikëpyetje, pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump ka vënë në dyshim nivelin përfshirjes se SHBA në Ukrainë, duke thënë që Evropa duhet të mbajë më shumë “barrën” për të dërguar armë në Ukrainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.