Rusia ka miratuar atë që pretendohet se është vaksina e parë në botë antiCOVID për kafshët.
Lajmi vjen nga Shërbimi Federal Rus për Mbikëqyrjen Veterinare.
Vaksina e quajtur Karnivak-Kov do të kushtojë rreth 500 rubla (5.5 euro) dhe është destinuar kryesisht për kafshët shtëpiake.
Pas fazës së provave klinike mbi qen, mace, vizon, dhelpra dhe kafshë të tjera që prej muajit tetor, prodhimi mund të fillojë që këtë muaj në një fabrikë që prodhon ilaçe veterinare
Ndërkohë ka filluar interesimi nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Singapori, si dhe Austria, Greqia dhe Polonia.
Rezultatet treguan se të gjitha kafshët e testuara zhvilluan antitrupa ndaj koronavirusit në 100% të rasteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje