Bota

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulmet më të mëdha nga fillimi i luftës. Putin mobilizon 50 mijë trupa

Nga Gazeta ‘Si’- Një kundërofensivë ruse pritet të ndodhë në Kursk brenda disa ditëve sipas SHBA. Për të luftuar ukrainasit, Vladimir Putin ka mobilizuar 50.000 trupa, ku bëjnë pjesë edhe 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut.

Fotot që po qarkullojnë në rrjet tregojnë trupat ruse që po grumbullohen në kufi ndërsa Kremlini planifikon të kthejë zonën ruse që Ukraina pushtoi në gusht.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë për New York Times se Putin mund të fillojë sulmin e kombinuar me trupat e Kim Jong-un të dërguara për të luftuar në front brenda vetëm disa ditësh.

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas thonë se 10.000 nga 50.000 trupat e grumbulluara janë koreano-veriorë të veshur me uniforma ruse dhe të pajisur me armatim nga Moska, por do të luftojnë në njësitë e tyre.

Ushtria e Putinit ka trajnuar gjithashtu koreano-veriorët në taktikat e këmbësorisë, zjarrin e artilerisë dhe pastrimin e llogoreve.

Sakaq zyrtarët në Kiev besojnë se Ukraina ka ndërtuar mbrojtje në pjesën e Kurskut që ajo pushtoi dhe mund të jetë në gjendje ta mbajë këtë zonë.

Por Rusia ka bombarduar dhe dërguar sulme me raketa kundër ukrainasve, ndërsa 40 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë tashmë gjatë angazhimit të tyre të parë me trupat ukrainase në Kursk.

Sulmi i madh i Rusisë në fushën e betejës po afrohet pasi fitorja e zgjedhjeve të Donald Trump mund të ndryshojë gjithashtu formën e bisedimeve të paqes.

Ukraina po pret duke mbajtur frymën për lëvizjen e radhës të republikanit pas fitores së tij historike në zgjedhje. Kjo vjen mes spekulimeve që Trump mund ta lërë vendin e shkatërruar nga lufta në një pozicion paraprak duke favorizuar dëshirat e mikut të tij Putin.

Ndërkohë, Presidenti Zelensky pretendon se i është dhënë siguria nga Trump se do të mbështesë Ukrainën


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë