I pari në shkollën e Liceut u paraqit numri dy i qeverisë.
Pas votimit Ruçi u shpreh se “Sot është dita për të bërë apel për maturi, qetësi dhe vendosmëri për të vazhduar reformat e vendit, duke shpresur se si rezultat i kësaj maturie dhe qetësie, vendosmërie, të këtij vendi dhe të këtij populli të hapen negociatat në muajin tetor”.
“Është mirë të marrin pjesë, të matur se duhet respektuar edhe ai që voton edh ai që nuk voton. Do shpresoj dhe besoj që klasa politike shqiptare që nga dita e hënë, as ata që vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje, duhet të fillojnë të bëjnë analizën e tyre, por as mazhoranca dhe fituesit nuk duhet ta quajnë vetën fitimtarë dhe triumfatorë, por duhet të bëjën analizën e tyre për të shpalosur përgjegjësitë që kanë para popullit”, deklaroi Ruçi.
I pyetur nëse do të instalohet diktaturë në Shqipëri me votime një kandidat, Ruçi u shpreh se “nesër do vazhdojë një ditë normale nuk do mbarojë me këto zgjedhje, do të vazhdojnë përpjekjet dhe shpresoj që klasa politike shqiptare që ditën e hënë dhe ata që vendosën verdiktin e tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje duhet të fillojnë të bëjnë analizën e tyre, por as maxhoranca ose fituesit nuk duhet ta quajnë veten fitimtarë ose triumfatorë, por duhet të bëjnë analizën e tyre për të shpalosur përgjegjësitë që kanë para partisë dhe popullit. Nuk ka burrë nëne që të vendosë diktaturën veçanërisht në Shqipëri”.
Pasi votoi në orën 07:10 minuta te Liceu Artistik, zëvendëskryeministri Erjon Braçe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime.”Zgjedhjet i delegjitimon vetëm mungesa e standardeve, ndaj i bëj thirrje të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin. Të ndalojnë vendimin familjar. Zjedhjet delegjitimohen në mënyrën më të qartë të mundshme mungesa e standardit në rast se mungon standardi, në rast se procesi nuk administrohet mirë nga të gjithë njerëzit që janë këtu. Më lejoni të ju bëj një thirrje të gjithë komisionerëve kudo që janë, nga Tropoja në Konispol të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin, të zbatojnë të gjitha rregullat e Kodit Zgjedhor , të ndalojnë votimin familjar, të ndalojnë votimin e personave për të tjerë, të ndalojnë cilin do që hyn në qendrën e votimit për të prishur procesin zgjedhor pasi është detyrë e komisionerëve dhe vëzhguesve ta bëjnë këtë gjë normalisht duhet të jenë në lartësinë e detyrës”, deklaroi numri dy i qeverisë.
Në ora 07:40, Erion Veliaj votoi te Qendra e Votimit në Parkun Olimpik. Ai shoqërohej së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në fjalën e tij, pas votimit, Veliaj falënderoi kandidatin rival, Arben Skënderi, duke e cilësuar si një “çun tirone”.
Ashtu si edhe Ruçi dhe si Braçe, Veliaj bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje. “Vota mund ta ndryshojë realitetin theksoi
Protestë para Qendrave të Votimit
Në shkollat ku janë ngritur qendrat e votimit janë vërejtur në distancë protestues të opozitës të cilët me pankarta në duar “Rama ik” dhe po bëjnë thirrje “Poshtë komunzimi”, duke bërë thirrje që të mos votojnë. Protestuesit marshojnë në çdo qendër votimi.
Kështu janë mbledhur para shkollës Kushtrimi i Lirisë, ajo Pedagogjike apo te shkolla e Kuqe. E veçanta ishte se disa prej protestueve kanë pasur edhe vegla muzikore, me këngën “Enver Hoxha e mprehu shpatën”, duke bërë thirrje drejt zgjedhësve që shkonin drejt QV-ve, të mos votojnë, pasi është turp.
Protesta ka qenë e qetë dhe deri më tani ata nuk kanë penguar votuesit që të votojnë, vetëm se i kanë bërë thirrje që mos e ndërmarrin këtë veprim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




