Nga Gazeta ‘SI’ – “Shqipëria duhet të fokusohet në zbërthimin e potencialit të kapitalit njerëzor të saj.”
Është kjo porosia që BE, OKB dhe Banka Botërore kanë për qeverinë shqiptare. Në një deklaratë të përbashkët për vendin tonë, institucionet thonë se “potenciali njerëzor është motorri i ndryshimit.”
Shqipëria, në rrugën e saj drejt BE-së duhet të kujtojë se njerëzit, sidomos të rinjtë dhe fëmijët janë çelësi i së ardhmes, thuhet në deklaratë.
Aty thuhet se Shqipëria po përballet me një sfidë të fortë; rënia e popullsisë dhe porduktivitetit.
“Vullneti i fortë politik, reformat e qeverisjes dhe llogaridhënia institucionale sigurojnë që investimet të përkthehen në rezultate. Sipas Indeksit të Kapitalit Njerëzor të Bankës Botërore, fëmijët shqiptarë të lindur sot do të arrijnë vetëm 63% të produktivitetit të tyre potencial, nën mesataren rajonale prej 69%. BE, OKB dhe Banka Botërore në Shqipëri janë të gatshme të mbështesin ndërhyrjet me në qendër njerëzit duke e parë kapitalin njerëzor si shtytësin kryesor të rritjes së qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.
Në dokument përmendet se varfëria prek 19% të shqiptarëve, ndërsa varfëria e fëmijëve arrin në 26.6%. Institucionet nënvizojnë se investimet në arsimin e hershëm dhe në tranzicionet e të rinjve drejt punësimit janë thelbësore. Vetëm 15% fëmijëve nën tre vjeç marrin pjesë në programe të hershme arsimore, krahasuar me mesataren evropiane prej 35%. Ndërkohë, 22% e të rinjve nuk janë as në punë e as në arsimim, një nivel dukshëm më i lartë se në BE.
“Për tregjet e punës, vëmendja duhet të përqendrohet në pjesëmarrjen e grave dhe grupeve vulnerabël. Një qasje e ekonomisë së kujdesit që zgjeron shërbimet e kujdesit për fëmijët mund të rrisë pjesëmarrjen e femrave në punë nga 61.6% drejt standardeve rajonale. Investimi në kujdesin e fëmijëve dhe të moshuarve trajton sfidën demografike të Shqipërisë. Me plakjen afër 20%, Shqipëria është pioniere e një “Ekonomie të Dinjitetit” në kujdesin afatgjatë – duke ridizajnuar shërbimet si të drejtë sociale ashtu edhe si mundësi punësimi.”
Udhëtimi drejt BE-së, kërkon angazhim të qëndrueshëm, por shpërblimet – një fuqi punëtore e kualifikuar, ekonomi dinamike dhe shoqëri e barabartë – e bëjnë atë thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, mbaro deklarata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



