Njerez

‘Rruga e sigurt 14 mijë paund’/ Trafikantët reklamojnë taktikat e reja nga Spanja për në Britani

Trafikantët shqiptarë të qenieve njerëzore kanë ndryshuar taktikën në dërgimet e paligjshme të emigrantëve që synojnë të mbërrijnë në Britani, duke reklamuar rrugë të reja, me anë të emoji-ve.

Pas ndryshimeve të fundit, ku çdo emigrant që shkon në Britani me gomone do të riatdhesohet në Shqipëri menjëherë, në bazë të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike.

Trafikantët, sipas medias britanike Daily Mail tashmë në reklamimet e tyre në Tik-Tok ofrojnë rrugë të reja të sigurta përmes Spanjës me tragete, duke përdorur ikona dhe emoji kamionesh, tragetesh dhe atraksionit turistik London Eye, që ndodhet në buzë të lumit Tamiz.

Grupet e trafikantëve po ofrojnë trafikimin me kamione nga qyteti port spanjoll i Santanderit drejt portit anglez të Portsmouth-it, për 14 mijë paund për person me një udhëtim më traget, krahasuar me 3 mijë e 500 deri ne 5 mijë për kalimet me gomone. Kjo rrugë e re nënkupton se emigrantët kanë më pak gjasa të  identifikohen dhe depërtohen drejt Shqipërisë, ndërkohë që rruga e re promovohet si më pak e rrezikshme që shmang edhe kontrollet e rrepta kufitarë në Britani, pasi nëse kapen ata e dinë se kërkesat për azil do u refuzohen andaj nuk regjistrohen fare pranë autoriteteve të emigracionit dhe Home Office-it.

Ndërkohë, Tik Tok-u njoftohet se ka hequr reklamimet dhe llogaritë në këtë media sociale, por mesa duket ato ende shihen. Muajin e kaluar  një grup kriminal ofronte shërbimin all inclusive të quajtur “Asylum Express”, si rrugë drejt Britanisë, ku përfshihej kontakimi me një kompani avokatësh të emigracionit me të mbërritur në Angli,  të cilët do i orientonin se çfarë do duhet të thonin në Polici dhe në zyrat e emigracionit kur të aplikonin për azil. Së fundmi, qeveria britanike ka filluar identifikimin dhe hetimin e disa zyrave ligjore që ndihmojnë emigrantët në bërjen e aplikimeve të rremë për azil.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë