Një Kishë 280 vjeçar në Massachusetts u shkatërrua totalisht mbrëmjen si pasojë e zjarrit që e përfshiu.
Departamenti i zjarrfikësve shkoi menjëherë në vendngjarje dhe për disa orë luftoi me flakët, por qe e pamundur, pasi Kisha ishte e ndërtuar e gjitha me dru.
Sipas shefit të zjarrfikësve, pas hetimeve dhe dëshmive nga vendngjarja, rezultoi se shkak për nisjen e zjarrit në objektin e kultit ishte një rrufe.


Kisha e ndërtuar në vitin 1743 nuk ishte hera e parë që shkatërrohej nga flakët. Ajo u rrënua si pasojë e një zjarri në 1862 dhe u rindërtua plotësisht një vit më pas.
Ajo aktualisht ka pak më shumë se 30 besimtarë dhe pastori MacLeod shpreson dhe lutet që gjithkush të ndihmojë për riparimin e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




