Jete & Stil

Rrjeti sulmon aktoren Ana de Armas, pas zbulimit të romancës me djalin e diktatorit të Kubës

Aktorja hollivudiane Ana de Armas, po përballet me sulme në rrjet, pas publikimit të disa fotove ku ajo shfaqej duke puthur djalin e diktatorit të Kubës.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë akuzuar atë si mbështetëse të regjimit në Kuba dhe i kanë kërkuar firmave luksoze të  ndërpresin bashkëpunimin e tyre me aktoren.

Konkretisht, Louis Vuitton dhe Estée Lauder janë dy nga emrat luksozë të modës që kanë përdorur si imazh Armas dhe tashmë po akuzohen për bashkëpunim me qeverinë kubaneze.

“Jeni lyer me gjak”, shkruan një përdorues në profilin e LV.

Ana de Armas thuhet se është në një lidhje romantie me  Manuel Alejandro Anido Cuesta, djali i gruas së liderit kubanez Miguel Díaz-Canel, pasardhësit të Raul Castros.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë