Çështja “Xhisela”, vrasja në bllok, ofendimi i vipave dhe njerëzve të zakonshëm, i zënë rëndom rrjetet sociale edhe në Shqipëri.
Rrjetet sociale janë kthyer në një forum botëror. Ato janë tashmë komunitete të plota virtuale që mundësojnë komunikimin mes individëve në kohë reale. Gjatë gjithë kohës po e shohim botën të drejtuar nga rrjetet sociale dhe teknologjia, ndërkohë që teknologjia po avancon dita-ditës. Por si ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme? A janë kthyer rrjetet sociale një fushëbeteje të re lufte?
Sociologia Entela Binjaku thotë se përdorimi rrjeteve sociale ka çuar në modifikimin e komunikimit personal.“Të mësuarit apo varësia ndaj miqve virtualë mund të zëvendësojë nevojën për të komunikuar me të tjerët. Raportet ndërpersonale po zëvendësohen nga ato miqësore në internet, ndërkohë që të po bëhen përherë e më të rezervuar në komunikimin verbal. Për shembull, ka prindër që raportojnë shqetësime që lidhje me reduktimin e komunikimit verbal, falë përdorimit abuziv të internetit nga fëmijët e tyre dhe kërkojnë ndihmë për të dalë nga kjo situatë. Shqetësimi i parë është se njerëzit i qasen rrjeteve sociale me nivelin tyre intelektual me të gjithë cilësitë, bagazhin e tyre kulturor, përvojat e tyre në jetë dhe si është njëri nuk është tjetri. Gjithë kjo situatë ka krijuar një gjendje amorfe në reagim sa tashmë njerëzit nuk arrin të analizojnë dhe të jenë të pavarur në mëndim,” thotë sociologia.
“Armatimi” i rrjeteve sociale është një krizë e re që po pushton botën. Shkrimtarët Emerson T. Brooking dhe Peter Singer kanë shkruar një libër për të shpjeguar sesi rrjetet sociale po i bëjnë njerëzit kaq të varur. Ata tregojnë si janë kapitalizuar platformat online nga lëvizjet shoqërore, politikanët , terroristët dhe qeveritë botërore. Të lexosh për historinë e internetit është e vlefshme pasi të gjithë individët personalizojnë historitë e tyre. Ka shumë fakte interesante që ata ofrojnë. Për shembull kush e dinte se një e pesta e vrapuesve në maratonën e qytetit të Meksikës do të mashtronte, apo se forcat e mbrojtjes izraelite rritën ritmin e sulmeve të tyre vetëm nga komentet në Tuiter, të gjitha këto fakte edhe shumë të tjera për cështje të ndryshme transmetohen për publikun nga rrjetet sociale dhe ngjarjet më të mëdha ndodhin po aty.
Brooking dhe Singer rrëfejnë se rrjetet sociale kanë ndryshuar dinamikën e konfliktit, bashkëveprimin e kombeve dhe të gjithë sistemin global. Ata argumentojnë se interneti “ndryshoi historinë përgjithmonë”, lufta dhe politika kurrë nuk kanë qenë kaq të ndërthurura, fitimi i këtyre betejave online nuk fiton vetëm internetin, por botën dhe se rrjetet sociale kanë “ndërhyrë” me vendosmëri në botën moderne. Ata e kanë cilësuar librin e tyre si një abetare të vlefshme për të kuptuar pasojat e rrjetet sociale dhe përdorim i e tyre nga eksonetët politikë dhe shoqërorë. Ata tregojnë gjithashtu edhe disa sugjerime të dobishme për “zbutjen” e efekteve të tyre.
Singer dhe Brooking janë udhëzues të shkëlqyeshëm të teknologjisë dhe shpesh herë nxjerrin në pah rëndësinë e rrjeteve sociale dhe mënyrën se si njerëzit janë kaq të dhënë mbas tyre. Nëpërmjet shembujve, ata tregojnë se përdorimi i internetit u bë i rëndësishëm që nga viti 1994. Televizionet nuk mund të kishin kuptim pa një adresë interneti. Për televizionet, interneti dhe rrjetet sociale janë një komunitet që mbulon globin dhe kanë interes më shumë sesa çdo gjë tjetër. Sipas tyre, ne jemi ende në fazat e hershme të revolucionit, gjë që e bën jashtëzakonisht të vështirë të gjykosh madhësinë e asaj që po përjetojmë. Por rritja dramatike në seriozitetin e marrjes në pyetje të liderëve të mediave sociale, pas dëshmisë së Mark Zuckerberg, në prilli dhe nënkryetarit të tij Sheryl Sandberg në shtator tregon se po ndodh progresi për të kuptuar dhe për të hedhur poshtë efektet më të rrezikshme të mediave sociale. Libri është cilësuar si një abetare e absorvueshme që shpresohet se do të lexohet gjerësisht dhe shoqëria jonë do të arsyetojë më shumë për përfitimin dhe avantazhet që ofron media sociale duke kufizuar disa nga rreziqet e saj. Autorët përfundojnë duke qartësuar se “lufta” në rrjetet sociale bëhet shumë pjesë e jetës e njerëzve. Ata tregojnë se rrjetet sociale kanë ndryshuar natyrën themelore të njeriut dhe kanë përhapur një “epidemi” të re në mbarë global.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.