Ngjarje

Rrjedhja e të dhënave personale për rrogat, Prokuroria sekuestron serverin e AKSHI-t

Prokuroria e Tiranës ka vendosur masën paraprake të sekuestros ndaj serverit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, njëri prej tre institucioneve që dyshohet se ka rrjedhur informacioni i pagave.

Të njëtat veprime po kryhen edhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Prokuroria u vu në lëvizje pas denoncimit të një grupi qytetarësh, emrat e të cilëve janë në listën e 637 personave të muajit janar të cilëve u janë publikuar pagat.

Ndërkohë, ka nisur të shpërndahet në rrjet edhe një listë me mbi 690 mijë punonjës e muajit prill, ku veç të dhënave për pagat janë edhe numrat e tyre të telefonit.

Ka hamendësime se nga këta servera kanë rrjedhur të dhëna edhe më të ndjeshme, si ato të bankare, që do t’i jepte të tjera përmasa këtij skandali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë