Nga Gazeta ‘Si’ – Inflacioni në janar 2024 raportohet 3.4%, disa herë më i ulët se një vit më parë, kur ishte 7.2%, por vetëm për efekt statistikor e jo se kanë rënë çmimet. Madje ka ndodhur e kundërta.
Në krahasimin vjetor, sipas INSTAT, rritja e çmimeve është e frikshme, sidomos për ushqimet të cilat në tërësi janë shtrenjtuar me 13.3%. Por nëngrupet e saj disa herë më shumë. Produktet e bulmetit dhe vezët janë rritur me 26.4% nga janari 2023 në atë 2024. Vaji 21.4%, peshku 17.3% dhe buka 15.3%.
Po ashtu, mobiljet e pajisjet me 6.6%, transporti 6.5% dhe hotele e bar-restorantet me 5.6%.
Edhe në raport mujor, dhjetor-janar, çmimet e produkteve janë shtrenjtuar, përveç një rënie të lehtë tek karburantet. Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 1.3%, ndjek nga mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 0.7% dhe shëndeti me 0.3%. Transporti, që pasqyron çmimet e karburanteve u ul me 0.4%.
Përshkak të rritjes së vrullshme të inflacionit nga nisja e luftës në Ukrainë deri në gjysmën e 2023-shit në krahasim me normat paraardhëse, vlera totale e saj raportohet me rënie, por qartazi, për shkak të efekti statistikor, e jo për shkak të rënies së çmimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.