Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë të vitit 2021 raportohet 261, në rënie të ndjeshme nga 1.320 që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Sipas Instat, gjatë të njëjtit tremujor 2021, numri i vdekjeve u rrit me 7.3% nga tremujori i dytë i vitit të shkuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë, gjatë tremujorit të dytë 2021, lindjet ranë me 10.6%.

Shtesa natyrore e popullsisë gjatë tre muajve të dytë të vitit 2021 raportohet pozitive në Tiranë, Durrës, Dibër, Kukës dhe Lezhë ku kryeson Tirana me 590 lindje më shumë se sa vdekje.
Korça ka shtesën natyrore me % më të lartë negative, ku janë regjistruar 205 vdekje më shumë se sa lindje.
Në tremujorin e dytë 2021 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.999 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 92 lindje.
Rritjen më të madhe të lindjeve gjatë tremujorit të dytë 2021, nga tremujori i dytë i vitit 2020 e ka pasur Kukësi, me 11.5%. Uljen më të madhe të lindjeve gjatë së njëjtës periudhe e ka pasur Gjirokastra me -31.3%.
Rritjen më të lartë të vdekjeve e ka pasur Berati me 18.4% gjatë periudhës prill-qershor 2021, krahasuar me prill-qershor 2020. Në të njëjtën kohë, uljen më të madhe të vdekjeve e ka pasur Lezha me -14.8%.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



