Ndryshimet e vazhdueshme të sektorit bujqësor kërkojnë që fermerët tanë të përshtaten me realitetet e reja dhe të përqafojnë strategji alternative për t’i mbajtur fermat e tyre të qëndrueshme.
Sot, agroturizmi shikohet si mënyra alternative më efikase për të përdorur burimet e fermave dhe gjeneruar të ardhurat shtesë dhe punësim e të rinjve dhe tashmë agroturizmi është kthyer në një trend për të rinjtë dhe të tjerë që duan bujqësinë.
Në situatat ku sfidat janë komplekse dhe kërkojnë një përgjigje ndër-ose multi-organizative, kërkohet bashkëpunim. Rrjeti është një sistem ndërveprimi midis aktorëve të ndryshëm me synim shkëmbimin e burimeve, informacioneve, aktiviteteve dhe mbështetje të ndërsjella në rritjen e kapaciteteve me përfitime reciproke.
Për këtë, Flori Uka nga Uka Farm ka marrë iniciativës për të krijuar për herë të parë në Shqipëri, “Shoqatën e Agroturizmit”.

Uka thotë për Gazetasi.al se iniciativa më e fundit e ndërmarrë nga 71 sipërmarrjet agroturistike nuk është thjeshtë një shoqatë, por është një Rrjetëzim, që përfshin partner ndërveprues, partner mbështetës, ku në qëndër të së cilës qëndron bërthama “Shoqata e Agroturizmit – Shqipëri”.
Disa nga 71 ‘firmëtarët’ janë edhe emra mjaft të njohur si Altin Prenga nga “Mrizi i Zanave”, Blerina Farm, Oazi i Fishtë, Kodra e Gështenjës etj.
“Qëllmi kryesor i shoqatës është rritja e industrisë së agroturizmit, nëpërmjet ngritjes së kapaciteve njerëzore dhe transferimit të njohurive, marketingut, vendosjes së standardeve, rritjen e të ardhurave për të ofruar një kontributit socilal-ekonomik-arsimor”, thotë Uka.
Veprimtaria që shoqata mbulon është advokimi i interesave të njësive agroturizëm, lobimi, promovimin, dhe forcimi i imazhit të Shqipërisë Agroturistike.
Uka shprehet se “Të qënurit të gjithë bashkë në një bosht na forcon, e duke qënë të fortë ne synojmë të jemi faktor në zhvillmin e zonave rurale, krijimi e një profili të vetëm të agroturizmit në Shqipëri. Ne duam të vendosim identitet, të udhëhiqemi nga parimet e agroturizmit, toka, autenticiteti, tradita, kultura, natyra, rrënjët tona”.
Deri më tani është mbyllur proçesi i zgjedhjes së organeve drejtuese të shoqatës, ku udhëheqësit janë të rinj, sipërmarrës të suksesshëm të njësive agroturistike, të cilët “kanë një vision të qartë”.
Uka tregon se Shoqata udhëhiqet nga një plan konkret operacional, propropozime që prekin aspekte ligjore, fiskale, promovimin, propozime për bashkë-vendimmarrje (qeverisje) dhe projekte që vijnë në ndihmë njësive agroturistike.

Kjo iniciative e nisur nga nismëtarët në radhët tona, ka gjetur mbështetje nga Qeveria Gjermane, projekti SRD ‘Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural’, ekspert të fushës, partner institucional me të cilët bashkëpunimi do të jetë i vazhdueshëm, sipas Ukës.
Së shpejti në Ditën Ndërkombëtare të Agroturizmit 16 Maj, shoqata po me mbështetje nga GIZ do të organizojë eventin e parë, më të madh në vend kushtuar këtij sektori, “industrisë me potencial të jashtëzakonshëm, si një ndër resurset e vetëm dhe më të rëndësishme që i ka mbetur vendit tonë”, shprehet Kryetari i Shoqatës së Agroturizmit.

Për të mesuar më shumë për sipërmarrjet e Shoqatës, tashmë ka një website i cili është dhe në formatin aplikacion (AgroTime AL) tek i cili “do të gjeni Shqipërinë e vërtetë rurale dhe aktivitetet në vazhdim që shoqata do të ndërmarrë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



