Shendet

Rritja e frikshme e Parkinsonit dhe Alzheimerit, shkak mund të jenë toksinat në mjedis

Misteri që qëndron pas rritjes astronomike të çrregullimeve neurologjike si sëmundja e Parkinsonit dhe Alzheimer mund të shkaktohet nga ekspozimi ndaj toksinave mjedisore që janë të kudondodhura por nuk kuptohen mirë, paralajmërojnë ekspertët.

Në një konferencë të dielën, neurologët dhe neuroshkencëtarët treguan se toksinat mjedisore, ndotja e ajrit, pesticidet, mikroplastika dhe kimikate të ndryshme luajnë një rol shumë të madh në shtimin e sëmundjeve që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme si demencia dhe Alzhaimer.

Njerëzit mund të ndeshen me 80,000 ose më shumë kimikate toksike ndërsa punojnë, luajnë, flenë dhe mësojnë, aq shumë sa që është pothuajse e pamundur të përcaktohen efektet e tyre individuale tek një person.

Kontaktet me toksinat mjedisore janë të pashmangshme duke pasur parasysh përhapjen e plastikës dhe ndotësve kimikë.

Studiuesit thonë se përbërja gjenetike luan një rol në atë se sa të ndjeshëm janë njerëzit ndaj efekteve patologjike të kimikateve të ndryshme.

Dihet shumë pak për ndikimin në çrregullimin e trurit dhe sistemit nervor, por ka një konsensus në rritje që gjenetika dhe plakja nuk përbëjnë plotësisht rritjen e lartë të sëmundjeve që më parë shiheshin si të rralla.

Shumë toksina të rrezikshme vazhdojnë të përdoren gjerësisht në bujqësi, ndërtim, farmaceutikë dhe kozmetikë.

“Truri është organi më kompleks dhe më i rëndësishëm në trup dhe me shumë mundësi është më i ndjeshëm ndaj toksinave mjedisore”, thotë studiuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë