Autoriteti i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht marrëveshjen e nënshkruar mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas të cilës ishte parashikuar rritja e çmimit të kursit teorik dhe praktik për pajisjen me leje drejtimi.
Në një njoftim për mediat, AK njofton se Akt Marrëveshja për përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, nëpërmjet përcaktimit të tarifës minimale ka rrezik të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve.
“Ajo do reduktonte seriozisht përfitimet që tregjet konkurruese ofrojnë për konsumatorët. Masa e përkohëshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës administrative dhe marrjen e vendimit përfundimtar të Komisionit të Konkurrencës”, thuhet në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



