Ndërsa shumë nëna po përgatiten për atë që padyshim do të jetë një nga ditët më të mëdha të jetës së tyre, shumë prej tyre po përballen më një sfidë të re: problemet e zemrës.
Një studim i Universitetit të Nju Jorkut, i botuar së fundmi, zbuloi se rreziku i sulmeve në zemër tek gratë shtatzëna u rrit me 25 për qind nga viti 2002 deri në vitin 2014.
Studiuesit kanë thënë se shifrat e grave shtatzëna që kanë probleme me zemrën janë shqetësuese.
Në 50 milion lindje, 1061 pësuan atak në zemër gjatë lindjes, 922 gjatë shtatzënisë dhe 2390, gjatë gjashtë muajve të para pas lindjes.
Përveç kësaj, 4.5 për qind e grave shtatzëna që kishin sulme në zemër vdiqën.
“Unë besoj se një pjesë e arsyes për rritjen e shkallës së sulmeve të zemrës midis grave shtatzëna është mosha”, ka thënë kardiologu Rahool Karnik.
Gratë më shumë të rrezikuara ndaj sulmeve të zemrës janë shtatzënat e moshës 35 deri në 40 vjeç.
Një 40-vjeçare është dy herë me e rrezikuar se një 20-vjeçare ka thënë kardiologu. Përveç moshës Karnik ka thënë se obeziteti, diabeti, hipertensioni dhe kolesteroli i lartë gjithashtu janë faktorë që kontribuojnë në këtë rrezik shëndetësor tek gratë shtatzëna. Ndryshimet hormonale dhe stresi janë gjithashtu fajtorë për këtë pjesë.
Cilat janë shenjat e para paralajmëruese.
Dhimbje në gjoks
Probleme me frymëmarrje
Ënjtje.
Shtatzënia është një gjendje komplekse dhe shumë prej këtyre simptomave mund të shfaqen në mënyrë rutinore për shkak të vetë shtatzënisë. Megjithatë, ato gjithashtu mund të jenë shenja që paralajmërojnë probleme serioze të zemrës. Nëse çështjet janë mjaft serioze, një mjek mund të rekomandojë testime shtesë siç është elektrokardiogrami ose t’i referojë pacientët tek një kardiolog për të bërë vizita më specifike.
Çfarë kujdesi duhet të bëjë një grua shtatzënë për të shmangur këtë problem?
Zgjidhni ushqime të shëndetshme dhe monitoroni shtimin e peshës me mjekun tuaj për të siguruar që jeni brenda një peshë të shëndetshme.
Shmangni kripën, e cila mund të rrisë presionin e gjakut gjë që dëmton shëndetin e zemrës. Shmangni alkoolin dhe duhanin. Shmangni kafeinën pasi mund të shkaktojë rrahje të parregullta të zemrës. Merrni vitaminat e parakohshme siç është përshkruar nga mjeku juaj për të siguruar që po merrni mjaft lëndë ushqyese. Mbani trupin aktiv me ushtrime të moderuara sa kohë që mundeni.
Duhet të bëni të paktën 8 orë gjumë në natë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




