Shendet

Rritet numri i personave që shesin certifikata vaksinimi false

Tregjet e fshehta që reklamojnë vaksina të rreme dhe certifikata që provojnë se ato janë efektive, po shtohen gjithnjë e më shumë. Sipas studiuesve ka më shumë se 1200 shitës në mbarë botën që shesin vaksina të rremë.
Studiuesit me bazë në Izrael gjetën prova të falsifikimeve të kartave të vaksinave nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Londër dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA së bashku me certifikatat e provave false, të gjitha të disponueshme për shitje përmes platformave komunikuese përfshirë mesazhet aplikacione si WhatsApp, Telegram dhe Jabber.
Studiuesit zbuluan rreth 20 shitës në internet deri në nëntor të vitit të kaluar, i cili u rrit në 600 në janar dhe ka shkuar rreth në 1,200 në mars. Darknet është një rrjet brenda internetit që mund të arrihet vetëm me softuer specifik. Ekzistojnë gjithashtu shumë kanale të këtij lloji edhe në Telegram, një shërbim i koduar i mesazheve.
Ekspertët kohët e fundit zbuluan detajet e një sistemi që u quajt ndryshe “semafor për pushime” që mund të blesh vaksinën përpara se të udhëtosh diku, ku përveç saj vjen edhe fleta e vërtetimit që je vaksinuar plotësisht.
Punonjësit e kufirit në Mbretërinë e Bashkuar kanë deklaruar se po kapin rreth 100 njerëz në ditë me certifikata vaksinimi të rreme që mund t’i dallojnë nga barkodet. Një zyrtar i Forcës Kufitare ka shpjeguar se shumica e udhëtarëve që kapeshin ndërsa mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar me certifikata ishin nga kombet të varfra si vendet afrikane, amerikano-jugore dhe aziatike.
Mizrachi, studiues i vjetër në Check Point, kompania që kreu studimin tha se individë që refuzojnë të marrin vaksinën për shkak të teorive të pabaza konspirative dhe përhapin dezinformata të rrezikshme janë pjesë e personave që blejnë certifikatat e falsifikuara.

Foto e cetefikatës së sekuestruar nga autoritetet në Britani.

Ndërsa Vanunu, kreu i hulumtimit është shprehur se që nga fillimi i epidemisë në vitin 2020, u vu re një rrjet në internet që shiste dhe prodhonte produkte dhe gjëra të nevojshme për Covid-19. Sipas tij, në tetor të vitit të kaluar ata filluan të identifikonin shitës që ofronin vaksina, kryesisht ato Sinovac dhe Sputnik V. Më vonë nëpërmjet pagesave bankare grupi identifikoi se po shiteshin edhe vaksina Pfizer dhe Moderna. Vanunu dhe Mizrachi u përpoqën të blinin një vaksinë nga një shitës dhe paguan duke përdorur kriptovalutë, por produktin nuk e morën kurrë dhe shitësi u zhduk.
“Që në Mars, shitësit ishin në të gjitha vendet europiane si Spanjë, Francë, Gjermani, Zvicër, Suedi e të tjera për tamponë fallto, ndërkohë pasi filloi procesi i vaksinimit ishin edhe për vaksinat,” shpjeguan ekspertët.
Studiuesit thanë se individët të cilët postojnë me krenari imazhe të tyre në rrjetet sociale duke mbajtur pasaportat, padashur sigurojnë burimin e falsifikimeve. Në fillim të këtij viti, Europol, agjencia e zbatimit të ligjit ndërkufitar e BE, paralajmëroi se mashtruesit po prodhonin dhe shisnin certifikata false të testit negativ të Covid-19 në aeroporte, stacione dhe në internet nëpër Evropë. Organet lokale të standardeve të tregtisë dhe forcat individuale të policisë kanë lëshuar paralajmërimet e tyre kundër përdorimit të falsifikimeve dhe u kanë bërë thirrje individëve t’i raportojnë ato.
Ekspertët e Europol shpjeguan se Oficerët e Forcave Kufitare janë trajnuar për të zbuluar dokumente të falsifikuara dhe kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen dhe të japin një gjobë prej 500 paund për çdo vizitor që ata besojnë se ka udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur certifikata vaksinimi false.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë