Gjatë muajit mars 2021 në Shqipëri u regjistruan 119 aksidente, nga 65 të ndodhura marsin e vitit 2020 duke u rritur me 83.1%. INSTAT raporton se nga këto aksidente janë dëmtuar 150 persona nga të cilët 18 kanë humbur jetën. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo shifër ka pësuar rritje. Marsin e 2020-s u regjistruan 94 persona të dëmtuar nga të cilët 10 humbën jetën.

Sipas INSTAT, 79.8% e aksidenteve të ndodhura gjatë marsit ishin pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe 19.8% nga sjellja e këmbësorit.
Grupmosha që ka shkaktuar pjesën më të madhe të aksidenteve është 25-34 vjeç me 31 aksidente, ndjekur nga grupmosha 45-59 me 24 aksidente. Më të dëmtuarit si pasojë e aksidenteve janw individë të gjinisë mashkullore.
Tirana vazhdon të ketë numrin më të lartë të aksidenteve me 60, ndjekur nga Fieri me 12 dhe Lezha me 10.
Në tremujorin e parë të vitit 2021, numërohen 323 aksidente rrugore nga 264 aksidente të ndodhura në tremujorin e parë të vitit 2020, duke u rritur me 22.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




