Nga Gazeta ‘SI’ – Reshjet e fundjavës kanë pasur efektin e pritur pozitiv në nivelet e ujit në kaskadën e Drinit, duke rritur me më shumë se 1 metër kub për çdo hidrocentral.
Sipas KESH, të hënën e 19 shtatorit, niveli i ujit në Fierzë është 269.5m mbi nivelin e detit, nga 268 që ishte një dite më parë. Në Koman, niveli është 169.6m, nga 167 një ditë më parë dhe në Vaun e Dejës, 73.5m nga 72, një ditë më herët.
Prurjet janë më të ulëta, pasi shirat kanë mbaruar. Nga 700-1.000 m/s gjatë dy ditëve të shkuara kur pati prezencë shirash, sot prurjet janë 120m/s në Fierzë, 130m/s në Koman dhe 10m/s në Vaun e Dejës.
Prodhimi ditor në të tre HEC-et është 14.760 MWh dhe rezerva energjitike 483 GWh, e rritur me më shumë se 20 GW, brenda pak ditësh. Administratori i KESH, Ergys Verdho në një intervistë për televizionin Euronews tha se nga parashikimet e sistemit të meteorologjisë, parashikohet se katërmujori i ardhshëm do të jetë i lagësht, gjë që do përmirësojë situatën.
Problematika që ekziston momentalisht sipas tij është që sasia e prodhimit që ne prodhojmë, rreth 24 giga në ditë, mos të tejkalohet me ardhjen e temperaturave të ulëta në konsum.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



