Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, prodhimi i energjisë në vend u rrit me 19.4% krahasur me tremujorin e dytë të vitti 2020, duke arritur vlerën 2.660 GWh nga 1.188 GWh.
58.5% e energjisë u prodhua nga hidrocentralet publike, 41% nga hidrocentralet private dhe koncesionare, 0.5% energji e rinovueshme.
Hidrocentralet private dhe koncesionare kanë rritur prodhimin e energjisë, por nuk kanë më pjesën më të madhe të prodhimit total, që tashmë e kanë marrë hidrocentralet publike.

Importi i energjisë elektrike për të njëjtën periudhë ra me 66.5% nga viti i shkuar, nga 681 GWh në 228 GWh. Viti 2020 ishte negativ për tregun e energjisë në vend, ku si pasojë e mungesës së reshjeve, hidrocentralet në vend nuk ishin të afta të mbulonin nevojën për energji të vendit. Kështu, Shqipëria u detyrua të blejë energji nga vendet e jashtme.
Ndërkohë, eksporti i energjisë u rrit me 24.2% , nga 224 GWh në tremujorin e dytë 2020, në 924 GWh gjatë tremujorit të dytë të 2021-shit.
Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2021, u rrit me 17.2%. Bashkë me rritjen e konsumit të energjisë është rritur dhe humbja në rrjet. Për 3 muajt e dytë të vitit 2021, humbjet raportohen nga Instat në 310.343 MWh, pjesa më e madhe e humbur nga shpërndarja.
Konsumi i energjisë nga tremujori i parë në të dytin për vitin 2021, ka pasur rënie tek familjarët me rreth 200 GWh, por rritje të konsumatorëve jo-familjarë me rreth 80 GWh.

Hidrocentralet publike, në tremujorin e dytë të vitit 2021, prodhuan 1.557 GWh nga 571 GWh të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2020, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 2.7 herë.
Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 1.090 GWh nga 607 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u rritur me 1.8 herë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje