Moti

Rriten temperaturat, shkojnë deri në 41 gradë

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe temperaturave shumë të larta që priten të shkojnë deri në 41 gradë.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore.

Era do fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 7-10 m/s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë