Moti

Rriten temperaturat, shkojnë deri në 35 gradë

Pritet rritje temperaturash në vendin tonë, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen nga intervale të gjata me diell.

Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta nëpër të gjithë zonën malore, duke lënë vijën bregdetare dhe zonat e ulëta nën ndikimin e motit të kthjellët. Kjo situate e motit do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 35°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior. Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë