Do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme me origjinë veriperëndimore duke kushtëzuar në territorin shqiptar mot kryesisht të kthjellët.
Ndërkohë, mesdita dhe pasditja do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë herë pas-here kalime vranësirash të pakta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por edhe mesdita sjell rritje të lehtë të tyre luhatur vlerat ditore nga 1 °C vlera minimale deri në 22°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2-3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.