Nga Gazeta ‘Si’- Territori shqiptar gjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Parashikohet që pjesa e dytë të ditës të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 35°C vlera më e lartë për- gjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.