Nga Gazeta ‘SI’ – Shqetësimi i shqiptarëve për pasigurinë në internet dhe krimet kibernetike është rritur ndjeshëm nga një vit më parë.
Sipas Barometrit të Ballkanit 2024 që anketon një grup qytetarësh nga çdo vend i rajonit, 61% e shqiptarëve janë të shqetësuar për të dhënat e tyre personale në internet. Një vit më parë treguesi ishte 51%, ndërsa vazhdon të jetë më e larta ndër popullsitë e rajonit.
LEXO EDHE:
Policia e Shtetit apel qytetarëve: Kujdes me mesazhet në Whatsapp! Skemë mashtrimi
59% e të anketuarve nga Shqipëria janë të shqetësuar për mirëqenien e fëmijëve të tyre gjatë përdorimit të internetit apo Inteligjencës Artificiale, kur një vit më parë ishin 45%.
Ndërkohë anketa tregon se vetëm 11% e shqiptarëve janë të shqetësuar se Inteligjenca Artificiale do t’i zëvendësojë ato në punën që bëjnë.
Një ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se në Shqipëri po përhapet një skemë e re mashtrimi kibernetik, që synon të dhënat private të qytetarëve. Numra të panjohur me prefiksin e Vietnamit kanë kontaktuar dhjetëra qytetarë shqiptarë me anë të aplikacionit Whatsapp, lidhur me llogarinë e tyre në Facebook.
“Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive tëpersonave të mashtruar, në menyrë të padrejtë”, njoftoi Policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.