Rritet shqetësimi në vijën e parë në Itali. Jo vetëm për normën e shtrimit në spital të pacientëve me koronavirus, që është rritur javët e fundit, por edhe për faktin se ka pasur një rritje të infektimeve tek mjekët dhe veçanërisht infermierët që nga fillimi i fushatës së vaksinimit.
Stafi shëndetësor ishin kategoria e parë së bashku me kategorinë e njerëzve mbi 80 vjeç që morën dozën e parë të vaksinës më 27 dhjetor 2020.
Mbulimi, sipas parashikimeve, do të përfundonte në fund të vjeshtës, me shumë të panjohura për dozën e tretë dhe rinovimin e lejes jeshile apo Green Pass e cila teorikisht skadon në të njëjtën periudhë.
Rastet e regjistruara deri më tani nuk janë serioze dhe fatmirësisht nuk janë shoqëruar me vdekje, një pikë tjetër kjo në favor të vaksinave të cilat duket se garantojnë një nivel të mirë mbrojtjeje te paktën deri në 9 muaj ose më shumë.
Atëherë, si shpjegohet kjo rritje e rasteve të reja tek te vaksinuarit? A ka të ngjarë që mbulimi i vaksinës me dy doza të përfundojë?
Kjo është një nga hipotezat që po ngrihet dhe për këtë arsye nisur edhe nga deklaratat e fundit të Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza, ideja e një doze të tretë po qarkullon, duke filluar me kategorinë me të brishte dhe ata që e morën të parët vaksinën antiCOVID
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje