Mbi 32,000 raste në një ditë të vetme dhe 104 vdekje. Të dhënat për Covid 19 në Britaninë e Madhe kthehen frikshëm, edhe pse në pjesën më të madhe të ishullit jeta është kthyer në normalitet para pandemisë: dyqanet dhe restorantet hapen pa detyrimin e maskave, muzetë, sallat e koncerteve dhe teatrove, janë të hapura pa kufizime. Autoritetet shëndetësore kanë brë apel vetëm për të pasur një sjellje “të arsyeshme” nga ana e qytetarëve.
Shqetësimi
Rritja shqetësuese është ajo e vdekshmërisë, e cila u rrit me 14% në krahasim me një javë më parë. Infeksionet, nga ana tjetër, janë rritur me 10%. Shkalla e shtrimit në spital mbetet e qëndrueshme. Po çfarë po ndodh në të vërtetë në Britani? Fushata e vaksinimit vazhdon: është shtuar një gamë e re – ajo e 16 dhe 17 -vjeçarëve – dhe 87.5% e popullsisë së kualifikuar ka marrë dozën e parë, ndërsa 76.3% përfundoi ciklin. Ndërkohë ekspertët flasin për “një periudhë përshtatjeje”.
Fundi i kufizimeve nuk mund të mos shkaktonte një rritje të infeksioneve, duke pasur parasysh se gjysmëfinalet dhe finalja e Kampionatit Evropian të Futbollit, i cili, edhe pse në stadiume të hapura në Mbretërinë e Bashkuar, shënoi kthimin e turmës dhe publikut të gjerë, duke shkaktuar, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare, 5,000 raste të reja.
Ekspertët
“Ne nuk duhet të shpërqendrohemi,” paralajmëroi Chris Smith, një virolog në Universitetin e Kembrixhit. “Do të ishte shumë e lehtë për të shkatërruar punën e bërë deri më tani”, specifikoi ai, veçanërisht nëse, siç duket nga të dhënat, mbrojtja nga vaksinat bie pas disa muajsh.
Një studim i Universitetit të Oksfordit, i bazuar në tre milionë mostra, zbuloi se 12 javë pas përfundimit të ciklit të vaksinimit, efektiviteti bie nga 85% në 75% në rastin evaksinës Pfizer dhe nga 68% në 61% për AstraZeneca. “Të dy vaksinat, – tha Sarah Ëalker, një virologe e Oksfordit, e cila është një nga autoret kryesore të hulumtimit, – mbeten efektive kundër variantit Delta dhe janë mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga virusi”, por rezultatet mund të kenë një impact në rastin e marrjes së dozës së dytë.
Doza e tretë
Ministri i Shëndetësisë britanike, Sajid Javid, tha se ishte gati të fillonte fushatën për qytetarët e moshës 50 vjeç e lart që në muajin e ardhshëm, ndërsa Komisioni për Vaksinat dhe Imunizimet, tani për tani ka treguar paraprakisht se e ashtuquajtura doza e tretë, këshillohet për ata që janë të prekshëm dhe kanë probleme shëndetësore kronike ose akute.
Për Peter Horby, një profesor që është pjesë e grupit të ekspertëve Sage, “mbetet për t’u parë” nëse vaksina anti-Covid do të bëhet aq e nevojshme sa ajo kundër gripit, “sepse nuk është e qartë se në cilin drejtim do të shkojë virusi në të ardhmen”.
Përveç dozës së tretë, situata për të miturit nën 16 vjeç mbetet të sqarohet në Britaninë e Madhe, të cilët tani për tani nuk janë të vaksinuar nëse janë të shëndetshëm dhe nëse nuk jetojnë me të rritur të pambrojtur. Ndërkohë, në shtator, pritet të rifillojnë shkollat (në disa pjesë të Skocisë viti i ri shkollor tashmë ka filluar). Tamponët e shpejtë do të vazhdojnë të kryhen, por jo me të njëjtin ritëm si më parë, kur fëmijëve iu kërkuan dy teste në javë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje