Universiteti i Korçës do të vazhdojë të jetë autonom dhe do të përfshihet në një reformë të thellë profilizimi dhe ndërkombëtarizimi.
Kundërshtimet e pjesës më të madhe të trupës akademike për tu bashkuar me Universitetin e Tiranes (vendim që u mor nga Senati Akademik disa ditë më parë, dërguan në Korçë ministren e arsimit Evis Kushi.
Pas takimit me pedagoget ministrja e arsimit pohoi se trupa akademike por edhe drejtuesit ranë dakord qe Universiteti i Korçës të mos bashkohet me atë të Tiranës por të qëndrojë autonom.
“Universiteti i Korçës do të vazhdojë por do të rritet më tepër. Potencialet janë aty, ka studentë dhe staf i mrekullueshëm, si edhe kapacitete. Korça ka traditë në arsim, pra do të ketë zhvillim më tej. Ka patur propozime të ndryshme, jo vendime, e rëndësishme është që ti diskutojmë ashtu si bëmë sot. Dhe vendosëm që rruga është ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i universitetit. Universitetet duhet të jenë avantgard e zhvillimeve dhe nevojave që ka. Është hapur së fundmi një program për marketingun dixhital. Profilizimi do të thotë që shumë programe do zhvillohen, disa të tjera që si përgjigjet Korça, edhe mund të mbyllen. Ato që janë drejt tkurrjes dhe që nuk lidhen me zhvillimin dhe traditën, mund të mbyllen. Çështja e bashkimit me universitetin e Tiranës ka qenë vetëm një propozim, jo vendim. Ndaj u diskutua sot dhe u vendos që nuk do të ketë bashkim por ndërkombëtarizim dhe profilizim”, tha Kushi.
Rektori i Universitetit te Korçës, u tërhoq nga vendimi për t’u bashkuar me UT duke e konsideruar vendimin e senatit një propozim alternativ.
“Ishim përballë alternativave, nëse ka të tjera më të mira ne jemi dakord. Do ndjekim hapat në vazhdim, duhen ndërrmarrë reforma dhe e ardhmja do jetë më e mirë’, tha Bello.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



