Nga Gazeta ‘Si’ – Zyra e shtypit e Vatikanit ka bërë të ditur përmes një njoftimi se Papa Françesku ka pësuar disa fraktura dhe mavijosje, pasi mëngjesin e sotëm është rrëzuar teksa ndodhej në rezidencën e Santa Martës.
Ati i Shenjtë mësohet se ka dëmtuar parakrahun e djathtë, që mjekët ia kanë vendosur në allçi si masë paraprake.
Ky është incidenti i dytë në vetëm një muaj, pasi më 7 dhjetor 2024, Papa Françesku goditi mjekrën në komodinën e tij, çka i shkaktoi një hematomë të madhe në fytyrë.
Megjithatë, ai mbajti agjendën e tij, duke mbajtur seancat e ndryshme të planifikuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.