Ka ndodhur

Rrëzimi i skelës, në pranga inxhinieri i pallatit dhe dy punëtorë

Gazeta Si – Inxhinieri dhe dy punëtorë të pallatit ku ndodhi incidenti mëngjesin e djeshëm në Tiranë janë arrestuar.

Në pranga u vunë Elton Osmanllari, Erjon Kanto dhe Zef  Kalaj, me profesion punëtor ndërtimi, sipërmarrës dhe inxhinier.

Incidenti ndodhi rreth orës 10:10 ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet, ku u rrëzuan skelat e një pallati në ndërtim e sipër, duke plagosur dy kalimtarë, 70-vjeçarin H.L. dhe 45-vjeçarja me I.Sh.

Sipas të dhënave nga spitali i Traumës, aty ku janë dërguar dy të lënduarit, 70-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 45-vjeçarja në gjendje stabël. I moshuari ka marrë dëmtime të mëdha në pjesën e kokës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë