Shendet

Rreziku i transmetimit të Covidit, i ulët tek njerëzit e vaksinuar

“Ri-infeksionet” nga Covid 19 janë “mjaft të rralla”, për pesë deri në shtatë muaj dhe “treguesit e parë”, janë, “që rreziku i transmetimit duket të ulet tek ata që janë vaksinuar”.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), shkruan në një komunikatë, ku përmbledh raportin teknik mbi rrezikun e transmetimit të virusit nga individë të infektuar së fundmi, me infeksion ose vaksinim të mëparshëm të dokumentuar.

Sipas ECDC, provat shkencore të mbledhura deri më sot, tregojnë se ri-infektimet janë të rralla.

Disa studime, kanë ndjekur njerëzit për 5-7 muaj, pasi janë rikuperuar nga një infeksion Covid-19 dhe vlerësojnë që efekti mbrojtës i infeksionit të mëparshëm, të jetë ndërmjet 80 dhe 100%.

Dëshmitë e ndikimit të vaksinimit në rrezikun e transmetimit, janë në dispozicion vetëm nga një studim, shpjegon ECDC, por ka gjithashtu prova të një ngarkese më të ulët virale tek individët e vaksinuar, sesa tek individët e pa vaksinuar, “që mund të rezultojë në një transmetim më të ulët”.

Megjithatë, duhet të theksohet, paralajmëron ECDC, se “shumica e këtij studimi, u krye para shfaqjes së varianteve shqetësuese”, të koronavirusit të ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë