Nga Gazeta ‘Si’-Ylber Ramadani u rikthye në fushën e lojës rreth 2 javë më parë pas një mungese gati 2 javore për shkak të një sëmundjeje në rrugët e frymëmarrjes. Ashtu si zbuloi Gazetasi.al pak ditë më parë rreth gjendjes jo të mirë dhe situatës që kishte kaluar për një javë në spital mesfushori kuqezi i Lecces, ka qenë vetë Ramadani ai që në një intervistë për kanalin Italian DAZN Talks ka folur për ngjarjen.
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja”, përsërit Ramadani dy herë për DAZN Talks.
Më pas mesfushori i Kombëtares Shqiptare i falënderon të gjithë: “President, drejtor sportiv, trajner, klub ishin të gjithë pranë meje. Isha shumë i shqetësuar, por tani jam mirë. Për dhjetë ditë më shikonin sikur të isha fëmijë i presidentit apo drejtorit.”
"Ho rischiato di morire, il Lecce è stato come una famiglia e ora sto bene" 🫂
— DAZN Italia (@DAZN_IT) May 16, 2024
La toccante confessione di Ylber Ramadani a DAZN Talks 🫶
#DAZN pic.twitter.com/3CQYhyTp9P
Më 23 prill, Leçe lëshoi një buletin zyrtar mjekësor: “Ramadani pësoi një absces në qafë që i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Sportisti iu nënshtrua menjëherë analizave dhe terapive të specializuara, të cilat i lejuan të shmangte operacionin”.
Gjithsesi tashmë Ylber Ramadani gëzon shëndet të plotë dhe është gati padyshim për mbylljen e sezonit dhe për grumbullimin e kombëtares në prag të Europianit që starton më 31 maj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.