Lajme

Shpëtohet skafi me 18 klandestinë në Durrës, mes tyre një fëmijë

Roja Bregdetare në Durrës ka shpëtuar 18 klandestinë mëngjesin e sotëm. 18 sirianët kanë qenë në tentativë për të kaluar me skaf drejt Italisë.

Ndër të shpëtuarit është dhe një fëmijë. Operacioni i kërkim-shpëtimit është drejtuar dhe koordinuar nga Roja Bregdetare me bashkëpunimin e Guardia di Financa dhe Policisë Kufitare.

Ka qenë skafisti ai që ka dhënë alarmin, pasi skafi ka rrezikuar të mbytet për shkak të motit të keq. 

Operacioni ka zgjatur disa orë dhe rreth orës 4 të mëngjesit skafi është nxjerrë në breg, duke shpëtuar të gjithë klandestinët. 

Momentalisht po u jepet ndihma mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë