Mbështetësit e Luis Arce, presidenti i Bolivisë, mblidhen në një tubim, pasi Arce u përjashtua nga partia e tij ndërkohë që zhvillonte një betejë të ashpër me ish-presidentin, Evo Morales, për të udhëhequr partinë në zgjedhjet e vitit 2025. Gratë dhe fëmijët afganë mbajnë në duar ndihmat e dhuruara në tendat e tyre, ndërkohë që një stuhi e egër ka përfshirë zonën, pas tërmetit të tmerrshëm. Mjekët ushtarakë mjekojnë një të plagosur pranë vijës së frontit në Donetsk. Një kryq i thyer në dyshemenë e Katedrales së Velit të Virgjëreshës së Shenjtë pranë një ndërtese banimi të goditur nga një sulm rakete. Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pasi Rusia sulmoi qytetin me raketa. Një vrimë plumbi në një makinë pas një sulmi vdekjeprurës nga njerëz të armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës në Kibbutz Kfar Aza në jug të Izraelit. Një banor ecën mes rrënojave të ndërtesave të banimit pas sulmeve ajrore izraelite në lagjen “Al-Zahra”. Palestinezët e plagosur presin mjekimin në spitalin “Al-Shifa”, pasi u zhvendosën nga spitali i shkatërruar. Një transportues i blinduar izraelit qarkullon në një rrugë të shkretë në kufirin e Gazës. Një vajzë e vogël mban sendet e saj në oborrin e shkatërruar të spitalit “Al-Ahli”, ku shumë njerëz po merrnin mjekime. Njerëzit mblidhen rreth arkëmortit të Gil Taasa dhe djalit të tij, në funeralin e tyre në Kibbutz Nitzanim. Një mjek i dëshpëruar në spitalin “Al-Ahli” pas sulmit ajror në spitalin e Gazës. Presidenti i SHBA, Joe Biden, takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu, në aeroportin ndërkombëtar “Ben Gurion”. Fëmijët palestinezë shikojnë shtëpinë e shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite. Palestinezët e plagosur nga bombardimet izraelite presin mjekime në dyshemenë e spitalin “Al-Aksa”. Hebrenjtë ultra-ortodoksë duke hipur në një anije për shtetasit amerikanë dhe anëtarët e familjes së tyre. Ata do të lënë Izraelin, për të shkuar në Qipro. Banorët evakuohen, ndërsa vijojnë sulmet ajrore izraelite. Ushtarët izraelitë presin të takohen me ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Ai dhe kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, viztuan trupat në kufirin e Gazës dhe u premtuan atyre fitoren.Një furrë buke e shkatërruar në kampin e refugjatëve. Furra u hodh përtokë nga sulmet ajrore izraelite në Deir al-Balah dhe të paktën 4 persona ndërruar jetë, si pasojë e zjarrit që u ndez nga goditja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.