Kemi parë pafund selfie prej disa vitesh tashmë, shumë prej të cilave duken të rrezikshme dhe janë të tilla. Sipas një studimi spanjoll, botuar në “Journal of Travel Medicine”, vdekjet për një selfie janë shumë shqetësuese.
“379 persona kanë humbur jetën në të gjithë botën duke bërë selfie në 13 vitet e fundit dhe për fat të keq, ky numër është në rritje”, thuhet në studim.
Këto shifra janë marrë nga janari i 2008 deri në korrik të 2021.
Shkencëtarët që kryen studimin pohojnë se shumica e vdekjeve ishin nga rrëzimet, nga 379 personat që humbën jetën, 219 ranë nga një lartësi e madhe. Shkak tjetër janë dhe aksidentet rrugore.
Studimi gjithashtu thekson se një në tre personat që vdiqën duke bërë një selfie udhëtoi në vende të ndryshme për turizëm.
Në cilat vende janë regjistruar shumica e vdekjeve?
India është e para me 100 vdekje që nga viti 2008 e deri më sot. Pas saj vjen Amerika me 39 vdekje dhe në vend të tretë është Rusia me 33 vdekje.
“Në Indi kanë vdekur pjesa më e madhe duke tentuar të bëjnë fotografinë perfekte në dritare”, shpjegon Christina Huesas, një nga autoret e studimit.
Ajo gjithashtu vë në dukje se të rinjtë janë më të ekspozuar ndaj kësaj fatkeqësie.
“Nga 379 vdekje, 41% janë të rinj nën 19 vjeç”, tha Huesas, duke shtuar se trendi po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.
“Që nga fillimi i vitit 2021, një person ka vdekur çdo javë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.