Rreth 20 persona, të cilët kanë marrë pjesë në protestën e para selisë së PD, e cila degjeneroi në dhunë, janë shoqëruar nga policia.
Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj me grupin hetimor dhe drejtueset e Policisë së Tiranës ndodhen në selinë e PD-së për të mbledhur provat për të çuar përgjegjësit e dhunës përpara drejtësisë.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një reagim thotë se policia veproi me profesionalizëm, por theksoi se aktet e dhunës nuk do të tolerohen.
“Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime@PoliciaeShtetit”, thotë ministri Çuçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




