Ka ndodhur

Rrëshqiti nga lartësia e ‘Majës së Jezercës’, humb jetën turistja 43-vjeçare kroate

Gazeta Si – Një anëtare e grupit të turistëve kroatë, e cila ka qenë duke eksploruar Majën e Jezercës në zonën e Tropojës, për shkak të terrenit të thepisur, ka rrëshqitur dhe ka humbur jetën.

Policia bën me dije se nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do transportohet me helikopter, drejt morgut.

Ndërkohë, vijon operacioni i shpëtimit për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë