Lajme

Rrëmbejnë dhe dhunojnë një 16-vjeçar, 3 të arrestuar në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 shtetas, pasi morën me dhunë një 16-vjeçar në makinë e më pas e kanë dhunuar fizikisht.

Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit:

F. D. (K.), 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Lezhë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në burg”;

A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, banues në Laç.

Siç njofton policia, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen Nr. 16, Durrës, për motive të dobëta, kanë marrë me dhunë shtetasin E. N., 16 vjeç, në mjetin tip “Audi” e më pas e kanë dhunuar fizikisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë