Lajme

Rregulla strikte mbi gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale

Qeveria e Britanisë së Madhe pritet të publikojë një dokument që e kanë quajtur “Letra e Bardhë” që do të përcaktojë se si do të trajtohen dëmet e shkaktuara në internet.
Ministri i Kulturës Jeremy Wright tha se dokumenti do të publikohet në javët e ardhshme. Ai tha për BBC: “Ne po marrim kohën tonë për të hartuar rregullat sa më të qarta”.

Çfarë do të thotë Letra e Bardhë?
Letra e Bardhë do të detajojë rregulla të reja që qeveria dëshiron të prezantojë për rrjetet sociale dhe gjigantët e uebit nëse ata dëshirojnë të operojnë në Mbretërinë e Bashkuar ose të synojnë shërbimet në qytetarët britanikë. Wright tha se Letra e Bardhë do të paraqesë një “skemë” dhe “si mund të paguhet”. Ka pasur spekulime se qeveria do të njoftojë një rregullator të internetit, ngjashëm me atë të TV dhe telekomit, Ofcom. “Periudha kohore që ne kemi kaluar, ishte për t’ju dhënë kohë kompanive të medieve sociale të rregullonin gabimet e tyre, por kësaj kohë i erdhi fundi” ka thënë ministri.

Jeremy Wright


Por ka sugjerime që qeveria ka në plan të:

1-Të detyrojë faqet e internetit për të hequr fjalimet që kanë gjuhë urrejtje brenda një periudhe të caktuar kohore, në të kundërt do të penalizohen. Një ligj i ngjashëm është në fuqi në Gjermani.
2- Rrjetet sociale të verifikojnë moshën e përdoruesve të tyre.
3- Të ndëshkohen faqet që nuk heqin imazhet e abuzimeve seksuale të fëmijëve.
4-Të kufizohen reklamat online të pijeve të buta dhe ushqime që përmbajnë kripë, yndyrë, ose sheqer.

Çfarë thotë IWF?
Fondacioni Internet Watch synon të ndalojë shkëmbimin e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve në internet. Ai i ka kërkuar qeverisë të marrë një “qasje të balancuar ndaj rregullave të internetit”, duke paralajmëruar se nëse legjislacioni nuk është i planifikuar siç duhet mund të ketë rezultate të papritura.

Wright tha për BBC se kishte një “skemë” në mendje që mund të mos jetë fakultative për kompaninë e teknologjisë. Ai foli për BBC gjatë një vizite në Silicon Valley, Kaliforni, ku po takohej me disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së teknologjisë, duke përfshirë shefin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg. “Nëse e bëjmë atë në mënyrë efektive, ndërsa ne përpiqemi të bëjmë dhe ndërtojmë një sistem që do të funksionojë, atëherë mund të jetë e dobishme edhe për vendet e tjera, që mund të duan të ndjekin të njëjtin model” tha Wright.

“Pra, ka arsye të mirë për këto kompani, qoftë Facebook apo ndonjë tjetër, që të angazhohen me ne”.shtoi ai më tej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë