Njerez

Rrëfimi i trazuar i aktorit Alain Delon dhe hetimet për dhunë: Dua të vdes, jeta ime ka mbaruar

Rezulton një Alain Delon i rraskapitur sipas dëshmive të mbledhura pas ankesave të fëmijëve të tij Anthony, Anushka dhe Alain-Fabien dhe asistentes dhe partneres së tij, Hiromi Rollin.

Sipas dokumenteve të hetimit, më 20 korrik 2023, një mjek i përgjithshëm vizitoi aktorin e madh 88-vjeçar në rezidencën e tij në Douchy, dy orë ore larg me makinë në jug të Parisit.

Në raportin e tij, thuhet se Delon shprehej me mundim: "Dua të vdes, jeta ka mbaruar". "Dialogu është i vështirë dhe përgjigjet nuk janë shumë ekspresive, ndonjëherë pacienti tund kokën ose ngre gishtin e madh të dorës së djathtë për të miratuar". Mjeku më pas vuri në dukje "një gjendje të lodhjes fizike dhe mendore".

Zbulimet për gjendjen e tmerrshme të shëndetit fizik dhe mbi të gjitha mendor të Alain Delon u zbuluan nga Parizien pasi pati akses në pyetjet që drejtuan policet francezë që ndërhynë  më 12 korrik 2023, pasi fëmijët e tij kishin nxjerre jashtë zonjën franceze nga Douchy, japoneze Hiromi Rollin, 66 vjeç, asistente që qëndroi për tridhjetë vjet përkrah Delon, fillimisht si asistente dhe më pas si partnere, duke e akuzuar atë për keqtrajtim dhe anashkalim të një personi të paaftë që synon vetëm trashëgiminë.​

I pyetur nëse ka dijeni për ankesën e bërë nga fëmijët e tij kundër Hiromi Rollin, Delon përgjigjet “po, jam i lumtur dhe krenar për këtë. Dua që të mos më shqetësojë më"

Por ndryshe nga fëmijët e saj, të cilët e konsiderojnë atë një asistente të thjeshtë, Delon konfirmon se gruaja ka një rol më të rëndësishëm dhe më intim në jetën e tij. “Ne u takuam tridhjetë vjet më parë, patëm ulje-ngritje. Në fillim ajo ishte asistentja ime, pastaj u bëmë më intime, kishte një formë dashurie mes nesh”. Më pas Delon shpjegon se vitet e fundit marrëdhëniet u bënë sërish profesionale sepse “u mërzita”.

Më pas ka dyshime për dhunë, të raportuara nga fëmijët. Xhandarët e pyesin Delonin nëse i është nënshtruar dhunës nga Hiromi Rollin dhe ai përgjigjet "me gojë po”. Edhe fizikisht? “Po, në përgjigje të goditjeve të mia fizike. Kur më bënte nervoz,” përgjigjet Delon, duke imituar një shuplakë.

Ndër dokumentet e hetimit është edhe një letër e shkruar nga Hiromi Rollin për një mikeshë, në të cilën ankohet për pabesinë dhe sjelljen e dhunshme të yllit.

Pas një ore e 20 minutash, biseda me xhandarët mbaron sepse Deloni nuk është mirë, i vjen marrje mendsh dhe është dobësuar shumë. Megjithatë ai ka kohë të shtojë “Atë nuk dua ta shoh më”.

Megjithatë, hetimet nuk kanë çuar në zbulimin e abuzimit nga ana e gruas dhe në ditët e para të janarit procedimi është mbyllur. Më pas Hiromi Rollin ka reaguar duke denoncuar tre fëmijët e aktorit për “vrasje të mbetur në tentativë”, sepse ata kishin ndërprerë trajtimin e babait të tyre, i cili vuante nga limfoma e rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë